Holanda ka dhënë sinjale pozitive për integrimin Shqipërisë për në Bashkimin Evropian

0
27

Qeveria do të diskutojë pozicionin e Holandës me parlamentin në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar holandez në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel.

Letra e plotë e qeverisë holandeze:

Qasja e qeverisë holandeze kundrejt zgjerimit është strikte, e drejtë dhe e angazhuar/gjithëpërfshirëse. Vendimmarrjet për hapat vijuese që do të ndërmerren në lidhje me pranimin në BE janë të bazuara mbi meritat individuale të vendeve përkatëse. Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e parë NdërQeveritare të 27 vendeve anëtare të BE-së me Shqipërinë, një herë që një sërë kushtesh të jenë plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës. Qeveria bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse janë shënuar në përditësimin e progresit të Shqipërisë.

Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare sic janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me “track record”-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një çështje shumë e rëndësishme në vemendjen tonë. Qeveria kësisoj bie dakord për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë një herë që kuadri negociator të jetë miratuar.

Qeveria do të diskutojë pozicionin e Hollandës me parlamentin në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar hollandez në Këshillin e Cështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel. Qeveria ështe e kënaqur që ka një kuadër negociator të qartë dhe të plotë për sa i përket negociatave të pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten cështje kyc/shumë të rëndësishme. Hollanda ka treguar se Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut mund të mbahet së shpejti, sapo kuadri negociator të jetë miratuar/rënë dakort. Qasja e Hollandës është e bazuar mbi merita. I takon Presidencës së këshillit të propozojë hapat e mëtejshëm në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për momentin, Presidenca po planifikon të sjellë të dy kuadret negoiciatore për miratim në Keshill.

Leave a Reply