Hidroregjioni Jugor lanson platformën e kartelës online të konsumatorit

0
493

Konsumator të nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – Prizren, ju njofton se ka lansuar platformën e kartelës online të Konsumatorit, e cila tashmë është publikuar në web-faqen zyrtare të Kompanisë sonë, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Disa nga avantazhet e kësaj platforme janë:

  • Shfaqja e detajuar e kartelës financiare
  • Shfaqja e gjendjës së ujëmatësit
  • Të bëjë ankesë/kërkesë direkt nga web-faqja
  • Në momentin e pagesës nga ana e Konsumatorit, zbritja do të shihet direkt në sistemin e kartelës online.
    Konsumatori duhet të shfletojë (browsing) në web-faqen zyrtare www.hidroregjioni-jugor.com dhe pastaj të klikojë në linkun “KARTELA ONLINE”-“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply