Haxhi Shala ftohet nga Specialja si i dyshuar

0
471

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale. Njoftimin e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka thënë se në Speciale është ftuar si i dyshuar dhe i pranishëm do të jetë më 8 shtator të këtij viti.

Shala tutje ka shtuar se do t’i përgjigjet ftesës, porse sipas tij, tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerave të UÇK-së, janë të papranueshme.

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti”, ka thënë ai.

Leave a Reply