Haskuka: Prizrenit po i shtohet edhe një muze

0
467

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se Prizrenit po i shtohet edhe një muze.

Para disa muajve Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij “CHëB Kosova”, për funksionalizimin e muzeut të Nënë Terezë.

“Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Para disa muajve kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, për funksionalizimin e muzeut të Nënës Terezë. Ky projekt rrjedh nga marrëveshja kryesore “Shtegu kulturor Gjurmëve të Nënës Terezë”, i cili është bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut në kuadër të alokimeve IPA II 2014 dhe 2015.

Objekti për muzeun e Nënës Terezë është ndërtuar në vitin 2010, mirëpo nuk janë përfunduar të gjitha punimet në të. Në takim u informova për mbarëvajtjen e projektit dhe intervenimet të cilat do të bëhen, ku përveç intervenimeve të detyrueshme në fasada, kulm, dysheme, mure dhe instalimeve të ngrohjes e ventilimit, në këtë objekt do të vendoset edhe lifti për t’i mundësuar çasje personave me aftësi të kufizuara.

Së shpejti do të bëhet edhe thirrja publike për mbledhjen e artefakteve dhe informatave rreth jetës dhe veprës së Nënës Terezë”, ka thënë Haskuka./04 Online

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

Leave a Reply