Haskuka: Prioritet është ta bëjmë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

0
131

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se gjatë qeverisjes katër vjeçare në Prizren kanë bërë reformat të shumta, dhe se në mandatin e ri synon të bëjë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik.

“Si komunë kemi bërë shumë reforma, reformat të cilat i kemi bërë në administratë tash duhet ti bëjmë edhe ne aspektin e projekteve dhe programit për zhvillim të Prizrenit, dhe që nga marrja e qeverisjes problemet që i kemi gjete, shumica e tyre janë adresuar, dhe tani së bashku me qeverinë duhet ti bashkërendisim prioritetet, ashtu që Prizrenin ta bëjmë qendër të zhvillimit ekonomik”, tha Haskuka, në Prime Time, në Kanal10.

Mytaher Haskuka garon për mandatin e dytë për kryetar të Prizrenit nga radhët e Levizjës Vetëvendosje.

Leave a Reply