Haskuka pret në takim shefin e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power

0
433

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur në takim shefin e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power.

Në këtë takim, Haskuka e Power kanë biseduar për disa projekte në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur në takim shefin e Zyrës së Këshillit Evropian në Prishtinë, Frank Power, me të cilin ka biseduar për projektet e përbashkëta, veçanërisht për projektin “INCLUDE”, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë grupet e cenuara për qasje në arsim cilësor parafillor, fillor dhe të mesëm.
Përveç kësaj, sot kryetari Haskuka ishte panelist edhe në konferencën e organizuar nga UNDP Kosovo, lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë.
Gjatë këtij paneli, ku u diskutua lidhur me efektet e pandemisë në turizëm dhe ekonomi, kryetari Haskuka prezantoi aktivitetet e Komunës së Prizrenit për uljen e pasojave të pandemisë në sektorin e turizmit, si dhe aktivitetet e realizuara pas aprovimit të strategjisë së turizmit, 80 % e së cilës tanimë është zbatuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply