Haskuka mban premtimin, nis shpërndarjen e shujtave falas për nxënësit e ciklit të ulët

0
346

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, kanë bërë shpërndarjen e shujtave të para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5 në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë.

Duke e cilësuar këtë projekt si tejet të rëndësishëm, kryetari Haskuka deklaroi se brenda këtyre shujtave ushqimore, përfshihen:
🥐 Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës, si dhe
🥛 Nga një qumësht një herë në javë.
Duke theksuar se ky projekt ka qenë një prej premtimeve të tij, kryetari Haskuka njoftoi se do të vazhdojë të punojnë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin!
Nga ana tjetër, drejtoresha Thaçi-Vezgishi theksoi se shpërndarja e këtyre shujtave do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit si dhe barazi sociale për 13,036 nxënës të klasave parafillore dhe klasave 1-5, në secilën shkollë të komunës së Prizrenit.

Leave a Reply