Haradinaj në hapje të fushatës: Suksesi ose dështimi i zgjedhjeve varet nga zgjedhja e Presidentit

0
35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit në qytetin e Prizrenit nën himnin kombëtar, njofton Klan Kosova.

Kreu i këtij subjekti politik, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj tha se nuk ka qenë rastësi që e kanë zgjedhur këtë qytet për ta hapur fushatën.

“Nuk është rastësi që jemi duke hapur fushatën në Prizren pranë lidhjes së Prizrenit – aty ku u vunë themelet e shtetit tonë. Prizreni është një qytet që na nderon me vlerat dhe kontributin e vet historik. Qytet i vlerave të historisë dhe fesë. Prizrenit i mungojnë zonat ekonomike e shumë gjëra tjera por do të jemi bashkë për Prizrenin dhe Kosovën”.

Ai theksoi se pos rëndësisë se krijimi të qeverisë është edhe zgjedhja e presidentit.

“Më 14 shkurt kur votojmë suksesi i zgjedhjeve nuk do të varet vetëm nga zgjedhja e kryeministrit dhe deputetëve por nyja e shtetit është edhe zgjedhja e presidentit. Po paralajmërohet se një parti do të ketë kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin e kjo nuk është në rregull pasi duhet të ketë ndarje të pushteti e kështu mund të bëhet i gjithëpushtetshmi”.

“Nëse dëshironi pushtete të ndara kjo mund të bëhet me mua si President, në bashkëpunimin me kryeministrin, me menaxhimin e ekonomisë dhe sigurimin e përkrahjes dhe sigurisë për të drejtat e qytetarëve. Asnjëherë nuk do të lejoj nga askush që të nëpërkëmbet e drejta e ndokujt – do të respektojë të gjitha pakicat etnike pasi janë njerëz të vendit tim”.

“Për të kuptuar se kush është presidenti i mirë duhet të kuptojmë se do të përballemi me Serbinë ku presidenti Vuçiq po e cënon integritetin e Kosovës”.

Haradinaj mes tjerash deklaroi se po të duhet për vendin edhe sakrifikohet.

“Nëse është nevoja për Kosovën sakrifikohem – jo për vete po për shtetin gjithmonë”.

Tutje Haradinaj foli edhe për idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

“Presidenti duhet të ndihmojë kryeministrin për intergim të vendit, hyrje në BE dhe NATO, të mbajë lidhjet e forta me aleatët. Presidenti e ka obligim se nëse në 2025 nëse nuk kemi përparim të vendit t`u jap të drejtën qytetarëve të vendosin për union me Shqipërinë”.

“Suksesi apo dështimi i këtyre zgjedhjeve është se kush do e zgjedh Presidentin”, shtoi ai, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply