Hajdari: Nis zbatimi i kontratës së re me kompanitë private për sigurimin fizik të objekteve të komunës

0
458

Ka filluar së zbatuari kontrata me kompanitë private për sigurimin fizik të objekteve të komunës së Prizrenit, në të cilën parashihet që punëtorët e këtyre kompanive të paguhen minimalisht nga 300 euro.

Të njëjtit punëtorë para kësaj kontrate janë paguar deri në 140 euro. E lidhur me këtë, Drejtori i Administratës pranë Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari, ka thënë se ndihet shumë i lumtur për fillimin e zbatimit të kësaj kontrate.

Madje, ai ka thënë se personalisht ishte i përkushtuar rreth kësaj kontrate, përmes së cilës janë rregulluar të gjitha të drejtat nga ligji i punës për punëtyrët e këtyre kompanive./04 Online

Fotografia e Osman Hajdari

Leave a Reply