Fillon procesi zgjedhor në Nismën Socialdemokrate në Prizren, tri nëndegë zgjedhin strukturat e reja

0
449

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme, me ç’rast janë zgjedhur udhëheqësit dhe strukturat e reja në tri nëndegë.

“Gjithnjë duke i repektuar masat mbrojtëse të dalura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mbajti kuvendet zgjedhore në nëndegën “7 Shtatori”(Kurilla), nëndega “Kongresi i Manastirit”, dhe nëndega e fshatit “Poslishtë”.

Duke i uruar kryesitë për mandatin e tyre të ri, Kryetari i degës, Zafir Berisha, tha se programi i NISMA Socialdemokrate çdo ditë e më shumë po përqafohet nga secila gjeneratë dhe kjo është dëshmia më e mirë se NISMA është kthyer në domosdoshmëri të kohës”, thuhet në njoftimin e Nismës./04 Online

Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren

Leave a Reply