Erdhën për pushime në vendlindje, familja shqiptare kthehet në Itali e infektuar me Covid-19

0
509

Pushimet në Shqipëri nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për një familje shqiptare.

Kur ata janë kthyer në vendin ku jetojnë e punojnë në Pesaro, Itali pas kontrolleve mjekësore kanë rezultuar se janë të infektuar me koronavirusin Covid-19.

Babai, nëna dhe dy fëmijët i janë nënshtruar tamponit dhe të gjithë kanë dalë të infektuar, bëjnë të ditur mediat italiane.

Mësohet se janë të gjithë asimptomatikë dhe nuk kanë asnjë shenjë të dukshme.

Sipas mediave vendase, me bllokimin e udhëtimeve në vendet ku ka një shtim të madh të rasteve me koronavirus, ka pasur dhe rënie të numrit të të infektuarve.

Leave a Reply