Ekipi ushtarak-mjekësor italian vizton spitalin e Prizrenit

0
43

Një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia i cili ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar në luftën anti-COVID-19, të martën, ka qëndruar për gati 3 orë, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku janë takuar me drejtorin dhe menaxhmentin e spitalit dhe kanë vizituar pacientët me COVID-1i të shtrirë të repartin infektivë, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.

“Ekipi ushtarak-mjekësor, i udhëhequr nga Dr. Cristian Benegamo, me ekipin Dr. Francesco Ricardiello, Rafaele Santomasimo dhe Davide Barletta është pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, me ekipin menaxherial drejtori mjekësor, Dr. Ali Hoti, Drejtori infermierisë, Msc. Bajram Vezaj dhe kryesuesi I Këshillit Profesional, Dr. Bali Gashi.

Dr. Cristian Benegamo udhëheqës i Ekipi ushtarak-mjekësor italian: “Ne kemi ardhur në Kosovë për të ndihmuar në në luftën anti-COVID me eksperiencat që kemi pasur në Itali. Ne vlerësojmë përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe spitaleve për masat e marra dhe uljen e numrit të infektuarëve. Nga eksperiencat tona, betejat fitohen në komunitet para se rastet të vijnë në spital. Për këtë duhet popullata vazhdimish të informohet për masat mbrojtëse dhe aplikimin e tyre, pavarësisht rënies së numrit të infektuarëve dhe njëkohësisht duhet të angazhohen të gjitha institucionet, jo vetëm spitalet. Ne si ekip nga Italia në Kosovë do të qëndrojmë për dy muaj dhe do të jemi në dispozicion për të ofruar asistencën tonë për çfardo lloj ndihme që kërkohet”-, tha Dr. Cristian Benegamo udhëheqës i Ekipi ushtarak-mjekësor Italian.

Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, drejtor ekzekutiv: “ Ne vlerësojmë ardhjen e juaj si ekip mjekësor për të na ndihmuar në luftën anti COVID. Njëkohësisht falënderojmë shtetin mik, Italinë, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të jep për Kosovën. Ne, ndoshta vetëm moralisht kemi qenë me ju në kohën kur Italia përballej me situatën e rëndë të pandemisë. Ardhja e juaj në Kosovë është është e një rëndësie të veçantë dhe një imput në punën dhe angazhim tonë të pandërprerë për të vazhduar luftën anti COVID dhe për të fituar këtë pandemi që ka prekur pothuaj se gjithë globin. Ne jemi spitali i parë rajonal, pas QKUK-së, që kemi filluar me trajtimin e rasteve pozitive me COVID-19 qysh në muajin prill. Pikun e kemi pasur më datën 14 gusht kur kemi pasur 105 pacientë, ndërsa në këto momente kemi 47 pacientë me COVID-19 që janë duke u trajtuar në spitalin tonë. Ne kemi marrë të gjitha masat e duhura, gjithnjë duke respektuar vendimet e MSH-së dhe rekomandimet e SHSKUK-së, IKSHP-së dhe OBSH-së. Ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë dhe këtu duhet të falënderoj stafin menaxherial dhe gjithë punonjësit shëndetësore që me përkushtimin maskimal dhe pa asnjë hezitim kanë qenë afër dhe në shërbim të pacientëve me COVID-19:, pohoi drejtori akezutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim, Avdaj, duke ofruar edhe statistikat për për të gjitha rastet e trajtuara.

Ekipi Italian i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv kanë vizituara hapësirat e ndërtesës ku janë duke u trajtuar rastet me COVID-19, ndërsa nga afër bashkë me ekipin e infektologëve kanë viztuar edhe disa nga paciientët e shtrirë në repartin infektiv”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply