Edicioni i 31 i Festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” do të mbahet pa publik

0
430

Në mbledhjen e mbajtur me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Emilija Redzepi rreth mënyrës së organizimit të manifestimit të 31-të të Festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”, për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID 19, është vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut në bahçen “Kino Lumbardhi”, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Për shkak të masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u vendos që ky manifestim i festivalit të mbahet më 5 shtator 2020, pa prezencën e publikut, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanale televizive për të gjithë teleshikuesit.

DKRS gjithashtu ka zgjatur afatin për pranimin e këngëve konkurruese për festival, duke vendosur datën e fundit më 7 gusht 2020.

DKRS fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës dhe muzikës së lehtë, të aplikojnë në konkurrim për pjesëmarrje në këtë manifestim.
Të gjithë qytetarët mund të votojnë online”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply