Dy vendimet e kthyera nga MPL-ja procedohen për rishqyrtim në Kuvendin e Prizrenit

0
23
Foto: Arkiva

Komiteti për Politikë dhe Financa, të martën, ka proceduar për në Kuvendin e Komunës së Prizrenit rishqyrtimin e dy vendimeve që janë kthyer prapa nga Ministria e Pushtetit Lokal. Vlerësimi i ministrisë për këto akte komunale të miratuara në seancën e shkuar të KK-së ishte se ato bien në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Për këtë arsye, në KPF është vendosur që propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër si dhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të po asaj date për shpalljen e ankandit publik për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër të jenë në agjendën e seancës së radhës së KK-së, që pritet të mbahet të enjten.

bredhi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të KPF-së, krahas rishqyrtimit të dy vendimeve të cekura, anëtarët e këtij komiteti kanë shqyrtuar edhe 12 pika të rendit të ditës dhe kanë rekomanduar që 11 prej tyre të shqyrtohen në seancën e KK-së më datë 8 prill 2021.

“KPF-ja rekomandoi që në rendin e ditës së mbledhjes së tretë të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit të shtohen edhe dy pika të tjera, “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33085 të datës 25 shkurt 2021 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër” dhe “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimi dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33086 të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Kryesuesi i KK-së, Sulltan Badallaj ka sqaruar se MPL-ja ka kërkuar që dy vendimet e sipërpërmendura të harmonizohen me legjislacionin në fuqi.

“Janë shtuar dy pika, që janë vendime të kthyera nga MPL-ja. Sot ne është dashtë t’i procedojmë për plotësim-ndryshim, pasi ato janë miratuar në seancën e kaluar, por na janë kthyer prapa nga ministria. Janë dy pika: Propozim vendimi për ndryshimi dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33086 të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33085 të datës 25 shkurt 2021 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër”, ka thënë Badallaj.

të njëjtën kohë ka bërë të ditur se vetëm propozim kërkesa për votimin e Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese në Komunën e Prizrenit nuk është proceduar për në seancën e tretë të KK-së.

Vendimi i KK-së së Prizrenit për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të një liste të lokaleve dhe hapësirave publike që janë pronë komunale është vlerësuar i kundërligjshëm nga MPL-ja, e cila nga autoritetet komunale ka kërkuar harmonizimin e këtij akti me dispozitat ligjore në fuqi.

“Vendimi i Kuvendit të Komunës nr.001/011-33085 për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale dhe hapësirave publike komunale, është në kundërshtim me Rregulloren (QRK) nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme, përkatësisht, nenin 9 paragrafi 1 në të cilin sqarohet se: Komuna duhet të përcaktoj çmimin fillestar për pronën e paluajtshme të Komunës, e cila jepe në shfrytëzim afatshkurtër. Në rastin konkret në vendimin e miratuar nuk është përcaktuar çmimi fillestar. Si dhe nenin 4 pika 1.1, ku sqaron se: prona e paluajtshme e komunës për dhënien në shfrytëzim të jetë pronës e komunës dhe të jetë e regjistruar në regjistrat kadastral. Lokalet të cilat ceken në vendim duhet të kenë certifikatën e pronësisë të veçantë, për secilin lokal që të jepet në shfrytëzim”, thuhet në shkresën e MPL-së.

Bazuar në këto gjetje, MPL-ja ka kërkuar nga organet komunale të Prizrenit që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës ta harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi, brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës për rishqyrtim të aktit.

Krahas këtij vendimi, në seancën e datës 25 shkurt 2021, KK-ja e Prizrenit pati miratuar edhe vendimin për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër, i cili po ashtu është vlerësuar si i kundërligjshëm nga MPL-ja. Mos përfshirja e emrave të dy anëtarëve të Ekzekutivit lokal në vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për formimin e këtij komisioni pati mjaftuar që ky akt të vlerësohet i kundërligjshëm nga niveli qendror, me ç‘rast është kërkuar edhe harmonizimi i tij me legjislacionin në fuqi./Koha.net

Leave a Reply