Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
389

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të premten janë regjistruar rekord teste, prej 889 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 42 pacientë.

Sa i përket ndarjes në komuna, rastet pozitive janë nga: Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive të regjistruara deri tash në Kosovë është 16 mijë e 606. 652 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa numri i rasteve aktive është 1393./Koha

Leave a Reply