Certifikohen 30 kursistë për përpunimin e zejes së filigranit në Prizren

0
225

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Drejtorisë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, të enjten kanë bërë certifikimin e 30 kursistëve të trajnuar për përpunimin e zejes së filigranit në kursin e organizuar nga DTZhE.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka thënë se, përveç mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, gjatë qeverisjes së tij lokale është përkushtuar që ta lidhë tregun e punës me afatësimin profesional, duke realizuar projekte të ndryshme për trajnime artizanale dhe profesionale, nga të cilët gjatë dy vjetëve të fundit kanë përfituar më shumë se 300 persona.

Po ashtu, kryetari Haskuka ka theksuar se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ngaqë trashëgimia kulturore e qytetit është vlerë e çmuar dhe kur ajo lidhet me aftësim profesional, natyrisht se do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Leave a Reply