Berisha: Ra për të mos vdekur kurrë bashkëpunëtori dhe bashkëluftëtari i UÇK-së, heroi Ismajl Kryeziu

0
438

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha e ka kujtuar Heroin e Kombit Ismajl Kryeziun në 29 vjetorin e rënies së tij.

Berisha ka thënë se Kryeziu ra për të mos vdekur kurrë.

“E njoha në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar, vite këto tëpër të rënda nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar nën thundrën e okupatorit serbo-sllav dhe argatëve të tyre!
Ismajl Kryeziu u idendifiku si një nga djemtë më trima dhe i pamposhtur në kauzën për lirin e Kosovës dhe ishte pjesë e organizimeve ilegale të asaj kohe të cilat organizonin demostrata kundër regjimit, duke u kamufluar me mjeshtëri permes disa organizatave gjysëm legale si KLMDNJ dhe Partia Parlamentare që filluan të funksiononin në fillim të vitit 1990.
I bindur sikurse edhe shumë nga ne, që Serbia nuk largohet nga Kosova pa grykën e pushkës, Ismajli u bë pjesë e grupeve që pregaditeshin për luftë të armatosur si Fronti i Rezistencës dhe Këshilli për vetëmbrojtje të cilat organizime do të trasonin edhe formimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren, ku Ismajl Kryeziu do të luante një rolë të rëndësishëm.
Në vitin 1997 Ismajl Kryeziu përkrah Heroit Xhevat Berisha dhe shokëve të tjerë, ishte në ballë të organizimit të UÇK-së në Prizren dhe flakët e luftës që përhapeshin kudo nëpër Kosovë, shtroj nevojën e përshpetimit të organizimit luftarakë i cili nuk mbeti pa ra në sy të armikut!
Gjatë luftës 1998/99 Ismajl Kryeziu si anëtar i SH.L të UÇK-së në Jeshkovë të Vërrinit më vonë Br.125, ishte nē ballë të shumë betejave dhe aksioneve të UÇK-së dhe kreu me shumë përgjegjësi detyra me rëndësi në shërbim të liris së Kosovës deri më 18.04.1999, ku ra për të mos vdekur kurrë në lagjen e tij të dashur Arbana të Prizrenit!
Lavdi e përjetëshme Ismajl Kryeziut dhe të gjithë atyre që u flijuan për Kosovë”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply