Berisha: Gjendja në arsimin e Prizrenit ka filluar të merr përmasa shqetësuese si rezultat i ndërhyrjes politike

0
490

Me kërkesë të opozitës është duke u mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit, me një pikë të vetme të rendit të ditës, gjendja në arsim.

Iniciatori i kësaj mbledhje të jashtëzakonshme, Pranverim Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se gjendja në arsim në Komunën e Prizrenit është shqetësuese për shkak të ndërhyrjeve nga politika.

“Gjendja në arsimin e Prizrenit ka filluar të merr përmasa shqetësuese si rezultat i ndërhyrjes politike nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka dhe komisarëve të tij politik, ku koha po tregon se vendosja në krye të DKA-së të një përkthyese të UNMIK-ut e cila nuk e ka idenë se sa zgjatë një orë e mësimit e jo më se si udhëhiqet një dikaster i rëndësishëm siç është arsimi”, ka thënë mes tjerash Berisha./04 Online

Leave a Reply