Avokati Gent Gjini i bashkohet Shaqir Totajt, garon për asambleist

0
531

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini është pjesë e listës së kandidatëve nga radhët e PDK-së, për asambleist të komunës së Prizrenit.

“Unë në këto zgjedhje lokale do të jem në listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të PDK së me nr 35,  kërkoj mbështetje nga ju kudo dhe kahdo që jeni të bëhemi bashkë e të pajtohemi paraprakisht se Komuna e Prizrenit ecë përpara e zhvillohet me qevrisjen e PDK-së”, ka shkruar ndër tjera Gjini.

Të dashur familjar,

miq të nderuar,

 Të dashur qytetar të Prizrenit,

Kam kënaqësinë  të ju informoj se në zgjedhjet lokale te Prizrenit, do të garoj  për anëtar të Kuvendit Komunal në kuadët të Listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Si çdo herë brenda PDK-së, për qytetin e Prizrenit, për qytetarët, si avokat kundër dukurive negative, kam ngritur zërin dhe jam angazhuar e kam aktivizuar veprimet ligjore  kundër  diskriminimeve dhe shkeljeve ligjore,  që kanë përcjellur ditët e qeverisjës aktuale në raport me qytetarët  e Prizrenit, në klimë arrogante e mospërfillëse nën udheheqjen e deritanishme nga udhëheqja e pa aftë e kryetarit Mytaher Haskuka për Prizrenin.

Unë në këto zgjedhje  lokale do të jem në listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të PDK së me nr 35,  kërkoj mbështetje nga ju kudo dhe kahdo që jeni të bëhemi bashkë e të pajtohemi paraprakisht se Komuna e Prizrenit ecë përpara e zhvillohet me qevrisjen e PDK-së.

Zotohem para votuesve tanë dhe qytetarëve, që do t’i mbroj përfaqesoj ata në Kuvendin Komunal të Prizrenit, me besnikëri dhe përkushtim, me pasion e vullnet, sepse meritojmë një qeverisje që qeverisë për qytetarët, nga qytetarët prej qytatarëve!

Leave a Reply