Avokatët Gjini nga Prizreni angazhohen për të mbrojtur ish-ushtarin e UÇK-së, Gjylbehar Arifaj në Gjykatën Speciale

0
983

Para disa javësh Prokuroria Speciale në Hagë e ka ftuar për tu intervistuar ish ushtarin e UÇK-së, Gjylbehar Arifaj.

Arifaj ka angazhuar dy avokatët nga Prizreni, Gent dhe Blend Gjini, të cilët kanë thënë se në rast të ngritjes të aktakuzës ndaj klientit të tyre, do të paraqesin fakte dhe prova për pafajësinë e tij.

Reagimi i plotë i avokatëve Gjini:

“Në cilësi të avokatëve mbrojtës, theksojmë se pak para disa javëve është ftuar për në Prokurorinë Speciale në Hagë ish ushtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës Gjylbehar Arifaj. Si avokat konsiderojmë se Zotëri Arifaj, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kundrejt okupatorit serb është treguar luftëtar shumë i devotshëm për atdheun, dhe ushtar që ka mbrojtur vendin dhe popullin nga spastrimi etnik i shtetit serb duke respektuar me këtë gjitha zakonet dhe rregullat e luftës të përcaktuara më Konventën e Gjenevës. Ne avokatët te angazhuar me gjithë fuqinë dhe potencialin tonë, do argumentojmë se ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e kur bëhet fjalë këtu për të mbrojturin tonë Gjylbehar Arifaj, në rast se ndaj tij do të ngritet aktakuzë ne avokatët në mbrojtjen tonë në Gjykatën e Hagës, do i paraqesim faktet dhe provat se ushtria çlirimtare ka qenë, ushtri e rregulltë, ushtri që ka pasur hirerarkinë e saj, ka pasur institucionet përgjegjëse qendrore, ka pasur eprorët e saj, uniformat e saj dhe ka qene një ushtri, që ka buruar nga populli i Kosovës.Veq këtyre ushtria çlirimtare është njohur ndërkombëtarisht edhe nga faktori ndërkombëtar këtu NATO-ja, dhe SHBA-ja.

Pra janë këto me të cilat në mbrojtja do i përdorim, si faktet dhe prova me të cilat do vërtetohet para prokurorëve dhe gjykatësve të Hagës, se ushtria çlirlimtare nuk ka bërë krime kundër njerëzimit, dhe gjenocid, pra ajo në radhë të parë ka pasur rolin e mbrojtjes së vendit dhe populllatës civile të saj, nga agresorit të shtetit serb. Për ne avokatët do mjaftonte analizimi dhe interpretimi i ligjeve dhe zakoneve te Konventës së Gjenevës, kur flitet për konfliktet në luftë, dhe parimet e luftës, e që të gjitha ushtria çlirimitare këto i ka respektuar dhe zbatuar në masë të madhe”, thuhet në reagimin e dy avokatëve nga Prizreni./04 Online

Leave a Reply