Avdyli: Bazhdarhanja e Ortakolli vulosin katërvjeçarin e ardhshëm të qeverisjes komunale në Prizren

0
406

Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, është shprehur i bindur se Bazhdarhanja dhe Ortakolli, do të jenë dy lagjet që do të vulosin fitoren e Mytaher Haskukës në balotazhin e 14 nëntorit.

Haskuka i ka ftuar qytetarët e Prizrenit që më 14 nëntor të votojnë për Mytaher Haskukën.

Postimi i plotë:

Bazhdarhanja e Ortakolli vulosin katervjeqarin e ardhshëm të qeverisjes komunale në Prizren. #meMytaherHaskuka kryetar e #AlbinKurtin kryeministër Prizreni, përveq qendër kulturore e historike, po shëndrrohet edhe në qendër rajonale të zhvillimit ekonomik. Me autostradat e reja dhe me 3 parqe të reja ekonomike, me fabrika e investime nga jashtë, me bujqësi moderne e turizëm historik e malor, Prizreni do bëhet lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Kosovës e që sdo dënohet nga Qeveria si në kaluarën por do ndihmohet. Votoni për Prizrenin tuaj, pa inati e me mendje. Voto 144.

Leave a Reply