Avdullah Hoti: Kemi porositur 1.85 milionë doza të vaksinës anti-Covid

0
43

Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë, njëherësh edhe kandidat për të parin e ekzekutivit nga radhët e LDK’së, në promovimin e punës së tij drejt prurjes së vaksinës imunizuese ndaj koronavirusit në Kosovë.

Hoti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë një grafik të përgatitur nga Evropa e Lirë, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin shefi i qeverisë thotë se janë të sigurta, e nuk vijnë nga Rusia.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”)”, u deklarua Hoti në ‘Facebook’.

“Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Në fund, ai ka pasur edhe një mesazh ndaj partive të tjera politike.

“Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, deklaroi i pari i ekzekutivit.

Leave a Reply