Arrestohet hajni i parave të bamirësisë në Prizren

0
310
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme me date 14 prill 2021, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në postë informoj policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje më këtë rast një qytetarë në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshimtin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare.

Policia sekuestroj këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rusty është duke u haters.

Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetoj të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikoj dhe ta paraqes para policisë të dyshimtin e rastit të vjedhjes së parave të destinuara për aktivitet humanitarë, thuhet në këtë njoftim.

Leave a Reply