Arbër Rexhaj merr rreth 11 mijë vota në Prizren dhe në regjion

0
855

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj ka thënë se vetëm në Regjionin e Prizrenit ka arritur t’i fitoj rreth 11 mijë vota.

Rexhaj i ka shprehur mirënjohje secilit votues.

“Të dashur qytetarë!
Ju miqtë e mi të cilët e tejkaluat edhe hapin tim!
Veç në Prizren dhe në regjion rreth 11 mijë më besuan në përfaqësimin e vullnetit të tyre në Kuvendin e Kosovës!
Iu kërkoj falje nëse për çdo eventualitet nuk kam mundur t’u përgjigjem veç e veç. Por iu jam mirënjohës dhe do të përkushtohem për ta përmbushur besimin tuaj.
I juaji Arbëri!”, ka shkruar në ‘facebook’ Rexhaj./04 Online

Leave a Reply