8 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
86

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 142 raste pozitive nga testimi i 466 mostrave.

Si pasojë e koronavirusit, nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 381 raste të vdekjes.

Me 142 raste e reja, shifra totale e rasteve pozitive në vend ka shkuar në 11130.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 201 pacientë. Numri total i të shëruarve ka shkuar në 6817, kurse raste aktive janë 3932./Koha

Leave a Reply