11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0
272
Foto: Ilustrim

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë. Aktualisht, aktiv me COVID-19 në Kosovë janë edhe 11 mijë e 756 persona në bazë të raportit të IKSHPK-së. Nga fillimi i pandemisë e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 102 mijë e 236 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2 mijë e 100 persona kanë ndërruar jetë teksa 88 mijë e 380 janë shëruar.Nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë bërë 505 mijë e 249 testime.Kosova po vazhdon ndërkaq përpjekjet e saja për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Deri tash, si donacion nga COVAX kanë ardhur vetëm 24 mijë doza.

Leave a Reply