​Selimi: Hoti po fshehet qëllimshëm pas mosvotimit të pakos së rimëkëmbjes

0
28

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e sotme të Kuvendit ka akuzuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

“Hoti po vazhdon të fshehet qëllimshëm pas mosvotimit të pakos së rimëkëmbjes”, tha Selimi.

Selimi po ashtu ka bërë një përmbledhje të Qeverisë Hoti, gjatë 100 ditëve.

Ai tha se anipse kryeministri kishte premtuar se nuk do të nënshkruajë asgjë pa njoftuar Kuvendin e Kosovës, por më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve, në të cilin sipas tij, përfshihen edhe koncesionet ndaj Serbisë.

 “Ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncecionet ndaj Serbisë siç janë heqja dorë nga pika në letër për njohje reciproke Kosovë-Serbi, krijimi i korridorit për Serbinë për dalje në Adriatik, ndarja e Ujmanit të Kosovës me Serbinë, pranimi i të ashtuquajturit minishengen, monatriumi për aplikim në organizatat ndërkombëtare, zhbërja e kufijve të Kosovës me Serbinë, e të tjera, po e shtoi këtu edhe zotimin e Hotit që do ta zbatojë marrëveshjen kundërkushtetuese mbi Zajednicën”, tha Selimi.

Sipas tij, vetëm zgjedhjet e menjëhershme e nxjerrin Kosovën nga kjo situatë që e ka sjellur Qeveria Hoti.

Leave a Reply