Kuvendi sot shqyrton buxhetin e vitit 2024

0
135

Kuvendi i Kosovës sot do të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Muajin e kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.

Për këtë projektligj votuan 62 deputetë. Në votim nuk morën pjesë deputetët e partive opozitare, përkatësisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove – nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit.

Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime.

Leave a Reply