Prizrenasi nën ndikimin e alkoolit sulmon gruan e tij, dërgohet në mbajtje

0
130
Foto: Ilustrim

Nën dyshimin për dhunë në familje është arrestuar një person në Prizren nga Policia e Kosovës.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan 04 Online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply