Kurti uron Memli Krasniqin, i ofron bashkëpunim e ballafaqim

0
298

Kryeministri i Kosovës e njëherit kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se mbështetja që mori Krasniqi sot, i garanton atij një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që ai mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

Leave a Reply