Kurti s’mund ta refuzojë Asociacionin

0
197

Diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, thotë se Brukseli ka për synim që gjatë këtij viti të arrijë sukses në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për Kosovo Online, thotë se kjo çështje është e rëndësishme edhe për SHBA-në, Gjermaninë e Francën në veçanti.

“Nga biseda me Miroslav Lajçakun dhe të tjerët nga BE-ja kuptova që Brukseli dëshiron sukses këtë vit sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni dhe Brukseli bashkëpunojnë mirë dhe duhet kuptuar se nuk është vetëm për BE-në, por edhe për dy vendet më të rëndësishme të Bashkimit – Gjermaninë dhe Francën – që mbështesin përpjekjet për normalizim”, tha ai.

Në lidhje me Asociacionin, Petrisch tha se Kurti nuk mund ta refuzojë Asociacionin.

Kjo për shkakun se sipas Petrisch, parimi i së drejtës ndërkombëtare e thotë qartë se marrëveshjet e nënshkruara duhet të respektohen edhe nga qeveritë pasardhëse.

“Marrëveshjet e dakorduara duhet të respektohen, kështu që edhe Prishtina duhet ta respektojë atë parim. Kurti mund të thotë se nuk e dëshiron Asociacionin në një mënyrë të caktuar, por nuk mund ta refuzojë themelimin e Asocionit. Parimi i së drejtës ndërkombëtare dhe shteteve ligjore është se marrëveshjet e nënshkruara duhet të respektohen edhe nga qeveritë e ardhshme. Pa këtë, nuk do të kishte marrëdhënie ndërkombëtare”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here