Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vlerësuar Cesc Fabregasin dhe ka lënë të hapur mundësinë që ish-mesfushori të rikthehet një ditë në klubin katalanas.
“Fabregas është një nga djemtë tanë dhe jemi shumë të lumtur për suksesin që po arrin te Como. Ai e meriton plotësisht. Mezi presim ta përqafojmë sërish në Camp Nou”, ka thënë Laporta.
Ai theksoi se Fabregas e njeh mirë filozofinë e klubit.
“Fabregas e njeh mentalitetin tonë dhe vizionin e Barcelonës më mirë se kushdo tjetër. Ai është rritur këtu dhe kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Për më tepër, na pëlqen mënyra se si ai e kupton futbollin.”
Megjithatë, Laporta bëri të qartë se aktualisht Barcelona nuk ka ndonjë plan konkret për rikthimin e tij, duke shprehur besimin te trajneri aktual Hansi Flick.
“Por tani e kemi një trajner të madh si Flick. Dhe e keni parë se çfarë është në gjendje të bëjë”, ka përfunduar presidenti i Barcelonës./04 Online/















































