Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” do të zhvillojë sonte protestën e 15-të radhazi në Prishtinë, në kuadër të kundërshtimit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”, shkruan Sinjali ku qytetarët pritet të mblidhen për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Speciales.
Tubimet e kësaj iniciative janë zhvilluar në vazhdimësi që nga publikimi i aktgjykimit, me protestuesit që kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.















































