Presidentja Osmani për të vrarët e masakrës në Rogovë: Ata përforcuan themelet e Kosovës

0
56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.

Duke u shprehur mirënjohëse, Osmani ka thënë se heroizmi i tyre ka përforcuar themelet e Kosovës.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu. Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar ajo.

Më 27, 28 dhe 29 janar kujtohen 30 të rënët në tri pritat në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë./Koha.net/

Leave a Reply