Laporta zbulon tentativën për Lautaron: “E doja me çdo kusht”

0
31

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se Lautaro Martinez ishte objektivi i parë i klubit katalanas në afatin kalimtar të verës.

“Gjithçka është e vërtetë, e doja Lautaron me çdo kusht”, ka deklaruar Laporta.

Ai ka treguar se kishte kontaktuar presidentin e Interit, Beppe Marotta, për të diskutuar transferimin e sulmuesit.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim të na ikte. Kështu që e telefonova presidentin Marotta dhe ai më tha se lojtari nuk ishte në shitje”, ka shtuar ai.

Laporta ka zbuluar se pas përgjigjes së Marottas, Barcelona vendosi të mos vazhdonte negociatat.

“Prandaj i ndala të gjitha diskutimet. Nuk kishte asnjë mënyrë për të vazhduar më tej. Mes meje dhe Marottas ekziston një marrëdhënie besimi të ndërsjellë dhe, për respekt ndaj tij dhe Interit, nuk shkuam më tej”, ka sqaruar Laporta./04 Online/