Raphinha largohet nga Brazili, rikthehet në Barcelonë pas problemit muskulor

0
30

Raphinha është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit dhe është nisur drejt Barcelonës, pas një problemi të lehtë muskulor.

Ekzaminimet kanë konstatuar një edemë të vogël muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Për të shmangur përkeqësimin e gjendjes, stafi i Brazilit vendosi ta lirojë futbollistin.

Raphinha u zëvendësua në pushim në fitoren 4-2 ndaj Australisë. Brazili nuk do ta thërrasë një zëvendësues për ndeshjen miqësore ndaj Indisë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka komentuar situatën e brazilianit.

“Ishte një lajm që na bëri të ndihemi keq. Jemi në pritje të rezultatit të rezonancës magnetike, por e dimë shumë mirë se gjatë këtyre pushimeve të kombëtareve, fatkeqësisht, ndodhin gjëra të tilla”, ka deklaruar Laporta.

Raphinha do të ndiqet nga stafi mjekësor i Barcelonës për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit./04 Online/