Hatixhe Brika, e njohur si Hati, së fundmi është komentuar shumë në rrjet për raportin e saj me Ergys Agasin.
Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ka publikuar disa fotografi ku shfaqen Hati dhe Gysi pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe në një moment të afërt.
Publikimi i këtyre pamjeve ka shkaktuar reagime në rrjet, ndërsa Hati ka reaguar ashpër në rrjetet e saj sociale, duke i cilësuar spekulimet si të pavërteta.
Por, pas reagimit të saj, Elton Tozaj ka ndarë edhe pamje të tjera, duke rikthyer vëmendjen te raporti mes dy personazheve. Mbetet për t’u parë nëse këto pamje do të sjellin një tjetër reagim nga Hati, shkruan Kosovarja.















































