Kontrata e Haalandit deri më 2034, strategjia e Cityt përballë krizës financiare

0
30

Manchester City po përballet me pasiguri lidhur me çështjen e 115 akuzave për shkelje të rregullave financiare të Premierligës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas shqyrtimit të ankesave dhe apelimeve.

Në këtë situatë, kontrata e Erling Haalandit deri në vitin 2034 shihet si një element i rëndësishëm i strategjisë së klubit për të ruajtur projektin sportiv dhe për të siguruar të ardhmen e sulmuesit norvegjez.

Marrëveshja e re u nënshkrua në vitin 2025, kur kontrata e mëparshme e Haalandit skadonte në vitin 2027. City synonte të shmangte rrezikun e humbjes së sulmuesit dhe interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Vetë Haaland kishte deklaruar se nuk ishte i shqetësuar për çështjen financiare të klubit: “Nuk kam menduar për këtë. Kam besim se klubi e di se çfarë po bën”.

Megjithatë, një kontratë afatgjatë nuk do të thotë domosdoshmërisht se lojtari do të qëndronte te City në çdo rrethanë. Në rast të një dënimi të rëndë sportiv, e ardhmja e projektit dhe e lojtarëve kryesorë mund të ndikohet ndjeshëm./04 Online/