Petritsch: Thaçi e Vuçiq kishin respekt mes vete, Kurti personalitet tjetër, kompromisi fjalë e huaj për të

0
177

Wolfgang Petritsch, ish i dërguari i Bashkimit Europian për Kosovën, analizoi sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi u pyet rreth mundësisë së arritjes së një kompromisi në një intervistë për mediumin serb “Kosovo Online”.

Diplomati austriak tha se ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin “njëfarë respekti” ndaj njëri-tjetrit.

“Kam qenë në takime të ndryshme mes Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit dhe kam pasur përshtypjen se ata e respektojnë njëri-tjetrin në një farë mënyre. Duhet një besim tek tjetri në negociata. Aljbin Kurti është një person tjetër, një person për të cilin, me sa duket, termi ‘kompromis’ është një fjalë e huaj. Dhe ai nuk është i vetmi në rajon, nuk ka kulturë kompromisi në rajon, sepse konsiderohet se kompromisi është diçka e humbur…”, tha Petritsch.

Leave a Reply