Testohet jahti më i shpejtë në liqenin e Radoniqit i prodhuar në Prizren

0
1282

KOSHI GROUP LLC ju fton ta përjetoni promovimin dhe kremtimin e barkës së parë e cila është prodhuar në Republikën e Kosovës – INTERSTELLAR.

Kjo ngjarje do të mbahet të mërkurën, më 28 korrik nga ora 10:30, në liqenin artificial Radoniq.

Kjo është një ngjarje e veçantë pasi që barka “INTERSTELLAR” është produkti i parë MADE in KOSOVA, e punuar me shumë përkushtim, durim dhe krenari.

Ky është një rrugëtim i suksesshëm dhe që do të kontribuoj në njohjen e Kosovës si shtet i cili ka mendje kreative, sfidohet në prodhim dhe njihet për prodhime cilësore, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve.

KOSHI GROUP LLC veçohet se ka në dispozicion fibrat më të mira të karbonit për t’ia shtuar makinave që sjellin adrenalinë gjatë vozitjes./Media Ndërtimi

Leave a Reply