Studimi: Përdoruesit e iPhone janë më inteligjentë se përdoruesit e Samsung

0
493

Sado paradoksale të duket një studim ka arritur në përfundimin se personat që kanë në përdorim një iPhone janë më inteligjentë se ata që përdorin një androrid.

Ky studim është kryer nga një grup ekspertësh në Massachusetts, dhe sipas tyre njerëzit me një nivel të lartë arsimor priren të përdorin iPhone.

Alaska, Montana dhe Vermonti janë shtetet që kanë numrin më të madh të përdoruesve të iPhone në SHBA dhe po ashtu kanë edhe numrin më të lartë të të diplomuarve në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet që njihen për numrin më të ulët të të diplomuarve në SHBA: Neë Mexico, Ioëa dhe Delaëare përdorin shumë më pak iPhone.

Natyrisht që blerja e një iPhone lidhet edhe me gjendjen e mirë ekonomike që persona me arsim të lartë e kanë për shkak edhe të punëve të mira.

Ndërsa në studim bëhet me dije se numri i blerjeve të iPhone lidhet edhe me dendësinë e popullsisë.

Sa më e dendur të jetë popullsia në një zonë, aq më të larta janë shitjet e iPhone. Mbi 42% e popullsisë në SHBA përdorin iPhone ndërsa pjesa tjetër Samsung.

Leave a Reply