Për 62 milionë dollarë shitet piktura më e madhe në botë

0
56

Piktura më e madhe në botë e konfirmuar si një nga rekordet botërore Guinnes, e titulluar “The Journey of Humanity”, u shit për 62 milionë dollarë, duke e vendosur atë në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1595.76 metra katrorë dhe u shit në Dubai.

“The Journey of Humanity” është e ndarë në 70 korniza, të cilat u blenë nga Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai.

Sipërmarrësi i bleu të 70 segmentet, kanë deklaruar organizatorët. Shuma ishte sa dyfishi i asaj të synuar dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi në ndihnmë të fëmijëve në nevojë.

“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është që të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, shkollimin dhe mbështetjen,” ka thënë Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash.

Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua do të kishte qenë një gabim të ndaja copëzat.

Ndërkohë artisti bashkëkohor shpreson që puna e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare. Në pikturën e Jafri-t u përfshinë edhe punime të fëmijëve nga 140 vende të botës.

Leave a Reply