Nuk pret ndihmën e askujt, një i ri nga Budakova pastron vet rrugën e fshatit pas shiut të madh

0
851

Shiu i rrëmbyeshëm gjatë pasditës dhe mbrëmjes së djeshme nuk ka kaluar pa dëme në Komunën e Suharekës.

Lidhur me këtë është formuar edhe komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve. Por një banorë i fshatit Budakovë nga kjo komunë, nuk ka qëndruar duarkryq. Bëhet fjalë për të riun, Shefket Palushi, i cili vullnetarisht ka pastruar rrugën e fshatit në lagjen e tij. Madje, Palushi ka publikuar dy fotografi, njëra mënjëherë pas shiut të madh, dhe tjetra pas pastrimit që i ka bërë.

“Të gjitha problemet zvogëlohen kur përballemi me to!”, ka shkruar Palushi.
Si rrjedhojë, dëmet nga shiu në tërë Komunën e Suharekës vlerësohen të mëdha./04 Online

Fotografia e Shefket Palushi
Fotografia e Shefket Palushi

Leave a Reply