Mbajti për pesë vite në shtrat të ëmën e vdekur – e bëri për t’ia marrë pensionin

0
55

Opinioni në Gjermani është shokuar kur policia më 15 qershor gjeti trupin e pajetë të një gruaje, që kishte ndërruar jetë pesë vite më parë, shkruan Bild.

Trupi i Jozefa L është zbuluar në qytetin gjerman Bruhza. Ajo kishte ndërruar jetën në moshën 89-vjeçare dhe atë pesë vite më parë, transmeton Telegrafi.

Gjatë gjithë kësaj kohe trupi i saj i pajetë kishte qëndruar shtrirë në shtrat në shtëpinë ku jetonte me djalin Klaus L. 65-vjeç.

Ai kishte fshehur vdekjen e të ëmës nga zyrtarët me qëllim që të mund ta merr pensionin e saj. E siç raporton Bild, gruaja nuk ishte parë për më shumë se tetë vite, e derisa ishte gjallë kishte punuar si kujdestare e fëmijëve dhe pastruese në një mishtore.

Kur u vërejt mungesa e saj, i biri u kishte thënë të afërmve dhe fqinjëve se ajo është e sëmurë dhe po qëndron e shtrirë, ku Klaus kinse po kujdesej për të.

Megjithatë, fqinjëve u është dukur gjithçka e dyshimtë, dhe pa u menduar dy herë i kishin telefonuar policisë për të shuar dilemën e tyre.

“Dilte në mëngjes për të shëtitur me biçikletë. Kurrë nuk ka blerë pelena, produkte tjera për personat e sëmurë që janë të palëvizshëm apo edhe ushqim për dy persona. Por edhe kur dikush kërkonte që ta vizitonte, Klaus u thoshte se nuk dëshiron ta shoh askënd sepse ndihet shumë e lodhur”, ka deklaruar një mik i tij për Bild.

Me urdhër të gjykatës policia është futur në shtëpi ku ka hasur në trupin e pajetë. Klaus u ka thënë se ka vdekur për shkaqe natyrale në gusht të vitit 2015, kurse autopsia i ka konfirmuar pretendimet e tij.

Dyshohet që Kalus kishte marrë pensionin e saj dhe jetonte nga ato para sepse nuk kishte të ardhura tjera. E policia është duke hetuar rastin, kurse aktualisht Klaus po vazhdon të jetoj në po atë shtëpi. /Telegrafi/

Leave a Reply