Lajmi për vaksinën ruse është i rrejshëm, u shpërnda fillimisht në Indi

0
516

Kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, ka raportuar edhe për një lajm të rremë, gjegjësisht për “imazhin e vajzës së Putinit”, Natalias, për promovimin e “vaksinës ruse”.

Në vazhdën e një numri të madh të lajmeve të rreme në kohën e koronavirusit, Hoxhaj ka thënë për KosovaPress se i tillë është edhe lajmi për “vaksinën ruse”.

“Është jashtë cdo skeme logjike që një vaksinë anti-covid të rezultojnë Brenda 35 ditësh, siç pretendojnë mediet ruse”, ka thënë ai.

Hoxhaj shpjegon se skema e lajmeve fake që shtyhet nga rusët, edhe këtë herë ka të njëjtën strategji, ku së pari lajmi publikohet në mediat indiane e më pas citohet nga ato ruse, gjoja se nuk është lansuar nga këta të fundit.

“Lajmin fake e shpërndan së pari lajmin në Indi, ku edhe në ktë rast e kemi një indian që e ka publikuar këtë lajm në Tëitter, ku më pas shpërndahet nga mediet ruse, duke cituar Indinë gjoja si palë. Këtë rusët e bëjnë për të qenë më të besueshëm si dhe për faktin se India ka shumë banorë”, thekson ai.

Vaksina ruse siç kanë raportuar mediet ruse është ndarë në dy komponentë, i pari më 23 qershor dhe, i dyti më 28 korrik. E në këtë fazë testuese ëshët raportuar se do të jenë të angazhuar 20 vullnetarë, porse në imazhin e saj shihet pothuajse vetëm imazhi vajzës Natalia.

E kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi thotë se në pamjet e publikuara nga ky lajm nuk vërehen askund 20 vullnetarët, teksa edhe vet imazhi kryesor, Natalia shihet me rrobat e njëjta në të dy rastet.

“Në fotot e publikuara nuk shihen ata perosna askund. Shihet vetëm Natalia dhe ajo në veshjen e njëjtë në data të ndryshme”, potencon ai.

Ndërsa edhe epidemiologu shqiptar ne Itali, Ilir Aliahmeti ka thënë për TV Dukagjini, se krejt kjo është vetëm pretendim, dhe se rusët e kanë shmangur fazën e tretë, më të rëndesishmen për vaksinën e tyre.

Leave a Reply