I konfirmuar me koronavirus 15 herë brenda tre muajve, 49-vjeçari: Jam demoralizuar

0
137

Që nga mesi i prillit, një 49-vjeçar nga Ekuadori që jeton në Itali, ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit plot 15 herë.

Rasti është regjistruar në Linate, ku burri ka jetuar për 20 vjet, siç raporton Huffpost.

Sipas testeve, Milko Mieles, 49 vjeç, ka Covid-19, por është asimptomatik.

Për këtë arsye, meqenëse mund të infektonte njerëz të tjerë, ai ka jetuar në izolim që nga 17 prilli, pa mundur të dalë ose të shohë gruan dhe fëmijët e tij.

“Jam demoralizuar,” tha burri për La Stampa-n.

Mieles shprehet se ka qarë me javë të tëra dhe se madje ka pasur një krizë emocionale, për shkak të rezultateve të vazhdueshme që tregojnë se ai nuk është ende i lirë nga virusi.

Ndërkohë, ai duhet të qëndrojë në një qendër të drejtuar nga Kryqi i Kuq, ku vazhdimisht ndiqet çështja e tij.

“Koha kalon ngadalë këtu.

Në mëngjes shëtis pesë kilometra në kopsht, gjithmonë vetëm […]

Pastaj lexoj lajmet në telefon, shikoj televizor, bëj videocall me gruan time, të cilën nuk e kam parë për tre muaj, përveçse përmes ekranit të telefonit…

Më mungon shumë…

Edhe fëmijët e mi,” -tha pacienti.

Leave a Reply