Djali që u martua me një kukull, tani shkëmben përkëdhelje me një pulë

0
388

Bodybuilderi nga Kazakistani Yuri Tolochko, i njohur më shumë për martesën me një kukull seksi, postoi një video të çuditshme në profilin e tij në Instagram.

Gjegjësisht, siç informoi shokët e tij disa javë më parë, kukulla Margo është nën riparim, dhe ndërkohë ai po gjen “hobi” të ri. Pasi filmoi një video në të cilën ai shkëmben pasione me një kukull të pazakontë, ai tani e ka bërë këtë me pulën, transmeton Telegrafi.

“Pas dasmës Margo u prish. Ju e dini këtë. Më pëlqen të bëj shumë seks, më pëlqen BDSM, më pëlqen seks i çuditshëm. Ajo gjithmonë duronte ngarkesa të tilla, por pastaj diçka shkoi keq. Ajo do të rregullohet së shpejti, ajo është duke u rikuperuar. Ajo do të jetë në shtëpi së shpejti, por kam frikë se do ta thyej përsëri. Kam vendosur të gjej objekte të tjera seksuale, dhe aktualisht po kërkoj. Në kultura të ndryshme ekziston një traditë që një burrë të ketë disa gra. Ndoshta do të jetë e njëjta gjë me mua”, tha Yuri në videon e çuditshme.

“Margo do të jetë gruaja ime më e vjetër, por unë do të kem gra dhe burra të tjerë të rinj. Unë e respektoj Margo, e dua atë. Kështu që nuk do të blej një kukull tjetër (Margo do të jetë e vetmja). Sidoqoftë, nëse dikush më jep një mashkull kukull seksi që do të jetë kopja ime, me kënaqësi do ta pranoj. Do të kënaqem me seksin. Tani po kërkoj objekte që mund të më ofrojnë seks fantastik. Ju e dini që mund të arrij orgazëm me objekte dhe ushqim …”, shkroi Yuri. 

Leave a Reply