Australia në alarm nga ‘pushtimi’ i minjve, po sulmojnë njerëz dhe po përhapin sëmundje

0
460
Foto: Ilustrim

Komunitetet rurale në Uellsin e Ri Jugor të Australisë po luftojnë me një “murtajë” minjsh që kanë goditur rajonin.

Mijëra minj po pushtojnë kapanonet e grurit, hambaret dhe shtëpitë dhe po infektojnë korrjen e grurit.

Numri i minjve ‘lulëzoi’ pasi shirat e jashtëzakonshëm të verës ranë nëpër Australinë lindore pas viteve të thatësirës, shpjeguan ekspertët.

Videot e publikuar në rrjetet sociale tregojnë mijëra minj që duket sikur kanë zaptuar gjithçka.

“Mbjelljet e stinës janë në rrezik dhe po ashtu ka një ndikim shumë të madh në shëndetin e njeriut”, paralajmëroi shoqata e fermerëve.

Po ashtu, tre persona janë shtruar në spital, pasi janë kafshuar nga minjtë. Një sëmundje e rrallë lidhur me minjtë, e njohur si choriomeningitis limfocitik, po ashtu është raportuar se po përhapet në zonë.

Fermerët i kanë kërkuar ndihmë qeverisë për këtë situatë të pazakontë me të cilën po përballen.

Leave a Reply