Kryeziu: Me planin e Rimëkëmbjes do të rriten edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit

0
403

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së në Suharekë, Florim Kryeziu është zotuar se do të mbështesin bujqit e Kosovës.

Sipas Kryeziut me planin e rimëkëmbjes do të rriten grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit.

“Nga Rahoveci zotim për Bujqit e Kosovës, vreshtarët, verëtarët dhe çdo prodhues vendor. Me planin e Rimëkëmbjes do të rriten edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Kosovës.
PDK-ja është dëshmuar si parti që mund të sjellë zhvillim ekonomik, investime në bujqësi, rritje të pagave dhe dinjitet për Kosovën.

PDK134 #Rimëkëmbje #Hoxhajkryeministër1 #FlorimKryeziu101″, ka thënë Kryeziu./04 Online

Leave a Reply