Gjuajtje me armë në Gjonaj të Prizrenit, vetura me targa 01 ka ikur nga vendi i ngjarjes

0
251

Para pak çastesh ka ndodhur një gjuajtje me armë në hyrje të fshatit Gjonaj në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, ku dyshohet se një veturë me ngjyrë të zezë me targa 01 është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Leave a Reply